TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryesuesi i listës së LSI në Korçë, Endrit Braimllari, ka vijuar fushatën me bizneset dhe banorët e këtij qyteti, ku ka shpërndarë programin e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Ish-deputeti i LSI thekson se nevoja për ndryshim radikal ndihet kudo dhe sipas tij qytetarët janë të lodhur nga politika e vjetër dhe abuzuese.
“Nevoja për ndryshim radikal ndihet kudo tek çdo qytetar Korçar. Të lodhur nga një politikë e vjetër, abuzuese dhe varfëruese, qytetarët tani janë të bindur për ndryshimin e madh në 25 prill. LSI ka një program ambicioz që i jep zgjidhje punësimit, uljes së kostos së jetesës dhe kthimit te shpresës në vend. Shqipëria, ka nevojë për ndihmë tani!”, thekson Braimllari.
