AKTUALITET, 5 Dhjetor 2019, 13:04

E papritur/ Renato Mekolli braktis Top Channel, “Kuzhina e djallit” gjen zëvendësuesin e tij


E papritur në këtë mes sezoni, por duket se Renato Mekolli nuk do të jetë më pjesë e “Hell’s Kitchen”.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë autorja e formatit, Zefina Hasani.

Zefina ka bërë me dije se për arsye personale, Mekolli nuk do të jetë më shefi i kuzhinës më të famshme në Shqipëri.

Ajo ka gjetur rastin të falenderojë Alsi Sinanaj, që ka pranuar të vijë nga Athina “në një kohë rekord”, siç e ka cilësuar vetë autorja.

Nga ana tjetër, Renato ka reaguar në Instastory, duke publikuar këtë shkrim: “Disa mbase do gëzohen, disa do mërziten! Vazhdimit nuk i dihet…Fund…”