TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën e sigurisë për disa nga të arrestuarit e aksionit “Lojërat e fatit”. Trupi Gjykues ka vendosur për shtatë nga të arrestuarit masën e sigurisë “arrest me burg”.
Arrest me burg:
Redinel Hamolli,
Erjon Kreka,
Iglu Spaholli,
Klajdi Kuqo,
Elvis Brahimi,
Taulant Reçi,
Melazim Hyka
OPERACIONI
Si reazultat i operacionit u arrestuan 115 persona, ndërsa 24 persona janë të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë dhe 2 janë shpallur në kërkim
Janë sekuestruar 172 milion lekë të vjetra kompjutera të lojërave të fatit, dhjetëra aparatë celular e aksesorë të tjerë që shërbenin për organizimin dhe implementimin e këtij aktiviteti kriminal.
Operacioni u ndërmor në 8 qarqe të vendit, Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Lezhë e Shkodër.
Në Tiranë dhe në qarqe u ushtruan 486 kontrolle në lokale dhe ambiente që dyshohej se zhvillohej kjo veprimtari kriminale.
Në Tiranë janë arrestuar 84 administratorë dhe menaxherë të lokaleve ku organizonin lojërat e fatit dhe kishin vënë në dispozicion të ambienteve për zhvillimin e këtij aktiviteti të paligjshëm.