AKTUALITET, 24 Mars 2019, 20:55

Vdes agjenti legjendar i Izraelit, kapi arkitektin e Holokaustit

Vdes agjenti legjendar i Izraelit, kapi arkitektin e Holokaustit

Ka vdekur në moshën 92-vjeçare, Rafi Eitan, i cili njihet dhe si personi që kapi në Argjentinë Adolf Eichman, i njohur ndryshe si arkitekt i Holokaustit.

Eitan ka mbajtur poste ministrore si dhe ka qenë një nga zyrtarët më të rëndësishëm të Shin Bet të Mossad, shërbimit informativ të izraelit.

Ai njihej dhe si agjenti legjendar i Izraelit, pasi në vitin 1960 udhëhoqi misionin për kapjen e arkitekt i Holokaustit.

Eitan, lindur më 23 nëntor të 1926-ës, ishte njeriu i inteligjencës izraelite, dhe mbante kontakte me Jonathan Pollard, spiun amerikan, i cili i dorëzoi Izraelit shumë informacione sekrete nga verën e vitit 1984 deri në nëntor 1985.