AKTUALITET, 13 Mars 2020, 12:03

Tronditëse, burri i infektuar në Fier ishte në të njëjtin avion me 73 vjeçaren nga Durrësi që ndërroi jetë

Tronditëse, burri i infektuar në Fier ishte në të


Ministria e Shëndetësisë konfirmoi edhe dhjetë raste të reja me koronavirus në Shqipëri duke e çuar numrin total të të prekurve në 33.

Vlen për t’u theksuar fakti se në Fier janë konfirmuar katër raste brenda 24 orëve.

Gazetarja Valbona Davidhi raporton për abcnews.al se një nga katër rastet e konfiruara në Fier është një 66 vjeçar nga Patosi, i cili është kthyer nga Italia më datë 3 mars.

Burime bëjnë me dije se 66 vjeçari nga Patosi ka qenë në të njëjtin avion me 73 vjeçaren që ndërroi jetë nga Durrësi. Më pas, 66 vjeçari ka shkuar me një furgon pasagjerësh nga Tirana për në Fier dhe më pas me një tjetër furgon nga Fieri për në Patos.

Po ashtu, gjatë ditëve që ka qendruar në Patos, burri ka marrë pjesë në një festë me të njohur duke u futur edhe në bashkinë e qytetit.

Kështu, ka dyshime se ai ka infektuar edhe të tjerë gjatë kësaj periudhe.

Rastet e konfirmuara pozitivë:

Tiranë 19 raste

Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)

Lushnje 1 rast

Elbasan 2 raste

Fier 4 raste

Rrogozhinë 2 raste.