AKTUALITET, 9 Shkurt 2018, 21:46

E shtata në listën e PD në Berat pranon mandatin e Eduard Halimit

E shtata në listën e PD në Berat pranon mandatin e Eduard Halimit

Mandati i lënë papritur bosh në Kuvend nga Eduard Halimi duhet t’i kalonte psikologes së re Juvina Jani. Ajo ishte femra e parë në listën e PD-së së qarkut të Beratit pasi kjo forcë nuk ka respektuar barazinë gjinore. Jani do ta refuzojë mandatin e deputetes, pasi duhet t'i përkushtohet djalit të saj mitur që vuan nga një sëmundje e rëndë. Ajo shumë shpejt duhet të udhëtojë jashtë vendit.

Në listë femra tjetër që ndodhet pas Janit është Monika Qosja. Ajo është e fundit në listën e PD-së për këtë qark.  Qosja tha se ende nuk ka marrë asnjë njoftim për mandatin e deputetit, por nëse kjo do të ndodhë do ta pranojë atë. Në zgjedhjet e 25 qershorit, PD mori vetëm një deputet në Berat.