AKTUALITET, 22 Gusht 2021, 08:28

Aksident në Elbasan, makina del nga rruga dhe bie në përrua, plagosen dy persona

Aksident në Elbasan, makina del nga rruga dhe bie në përrua,

Një automjet është rrëzuar në një përrua në aksin Elbasan-Funar.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para së të dielës ndërsa për pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona.

Një prej të lënduarve është në gjendje të rëndë, ndërsa dyshohet që drejtuesi i automjetit të ketë humbur kontrollin.

Mësohet se dy personave në makinë u është dhënë ndihma e parë pas më shumë se gjysmë orë pas aksidentit për shkak të distancës dhe terrenit të vështirë.