AKTUALITET, 18 Janar 2020, 10:06

E quajti klloun, Trump bën reagimin epik ndaj liderit suprem të Iranit: Kujdes me fjalët


Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei gjatë ditës së djeshme e quajti kloun presidentin amerikan, Donald Trump.

Ai po ashtu dha disa deklarata ‘te forta’ për ShBA-të dhe Evropën, duke paralajmëruar hakmarrjen pas vrasjes së gjeneralit Soleimani.

Rreth kësaj deklarate ka reaguar vetë presidenti amerikan Donald Trump, duke i thënë Khameneit që të ketë kujdes me fjalët.

“I ashtu quajturi ‘Lider Suprem’ i Iranit, i cili nuk ka qenë aq suprem kohët e fundit, ka thënë disa gjëra të pista për SHBA-të dhe Evropën. Ekonomia e tyre po shkatërrohet dhe njerëzit po vuajnë. Ai duhet të jetë i kujdesshëm me fjalët”, tha Trump në postimin e tij.