TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Italia konfirmoi rastin e parë të koronavirusit në Jug të vendit, pasi një pushuese nga veriu u sëmur, ndërsa ishte duke vizituar Sicilinë, me burrin dhe miqtë e saj.
Daily Mail raporton se gruaja 66-vjeçare nga Bergamo, udhëtoi për në kryeqendrën siçiliane të Palermos të premten në mëngjes, përpara se rajoni i vendlindjes së saj, Lombardia, të vendosej në karantinë, pas shtimit të rasteve.
Ajo pati simptoma të ngjashme me gripin, rreth orës 02:30 të së hënës dhe u vendos në karantinë në dhomën e saj në hotelin “Mercure”, në qendër të qytetit, para se të dërgohej në spital, ku pas testit rezultoi pozitive.
Kryebashkiaku i Palermos, Leoluca Orlando, tha se hoteli qëndron i hapur, por dhoma e gruas është e vendosur në kushtet e karantinës. 29 persona të tjerë që udhëtuan me të nga Bergamo, janë karantinuar në dhomat e tyre, ndërsa 20 anëtarë të stafit janë gjithashtu në regjim karantine.
Lajmet që, infeksioni ishte përhapur shkaktoi panik në Palermo, ndërsa blerësit boshatisën raftet e supermarketeve, dhe po ashtu kryen blerje të shumta medikamentesh në farmaci.
Italia ka konfirmuar deri tani 59 raste të reja të koronavirusit në të gjithë vendin, duke e çuar në mbi 300 numrin e tyre, me dhjetë të vdekur, ndërkohë që një person u shërua.
Austria dhe Kroacia konfirmuan gjithashtu rastet e tyre të para të sëmundjes, të personave të cilët kishin ardhur nga Italia.
/TPZ.al/
