AKTUALITET, 19 Shtator 2021, 09:04

Dyshohet se dhunoi babain e tij, arrestohet 36-vjeçari në Lushnje

Dyshohet se dhunoi babain e tij, arrestohet 36-vjeçari në Lushnje

Policia e Lushnjës ka arrestuar një 36-vjeçar, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë dhe ka tentuar të godasë me sende të forta babanë e tij.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin F. H., 36 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka tentuar të godas me sende të forta babain e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Dhunë në familje.