TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy persona në Mirditë dhe në Lezhë janë arrestuar pasi akuzohen se kanë vendosur zjarr në sipërfaqe me tokë, duke rrezikuar edhe banesa.
Sipas policisë, në pranga janë venë një 66-vjeçar Mirditë dhe një 52-vjeçar nga Lezha, ndërsa një grua 70 vjeçe u procedua penalisht.
“Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë arrestuan në flagrancë shtetasin P. L., 66 vjeç, banues në fshatin Gjakëz, Mirditë.
Ky shtetas ka ndezur zjarr në oborrin e banesës së tij dhe zjarri ka dalë jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe të madhe me pyje dhe disa banesa të braktisura në fshatin Gjakëz, Fanë, Mirditë.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin P. L., 52 vjeç, banues në Zejmen, Lezhë.
Ky shtetas ka ndezur zjarr për djegien e mbeturinave, por zjarri i ka dalë jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe të madhe barishte dhe kullota. Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me zjarrfikësen, kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, duke parandaluar përhapjen e zjarrit i cili rrezikonte disa banesa dhe lokale, si dhe automjetet, pasi ishte anës rrugës kryesore në aksin Lezhë-Milot”, thotë policia.
Gjithashtu, specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë proceduan penalisht shtetasen Gj. V., 70 vjeçe, banuese në Balldren, Lezhë.
Kjo shtetase, pasi ka ndezur zjarr në kanalin kullues, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe me bimësi në fshatin Balldre, Lezhë.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.