AKTUALITET, 15 Prill 2019, 16:49

Dy vjet hetime me metoda speciale, policia jep detaje per arresimin e ish-komandos

Dy vjet hetime me metoda speciale, policia jep detaje per arresimin e

Erzen Uka, ish- komando i ushtrisë, i cili ka shërbyer në Irak dhe Afganistan, është arrestuar nga zyra Antiterrorit në Policinë e Shtetit, si person i dyshuar me prirje radikale dhe ka nxitur urrejtje me qëllim kryerjen e veprave terroriste.

29-vjeçari me origjina nga Kruja kishte me shumë se dy vite që hetohet nga Krimet e Rënda, grup hetimor që drejtohet nga Eugen Beçi. I arrestuari konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë. Mbi Ukën rëndon edhe akuza e stërvitjes për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste. Në kanalin personal në YouTube ai ka postuar video ku shihen dy djemtë e tij të mitur, duke u stërvitur.

INFORMACIONI I POLICISË

Policia e Shtetit Specialistët e Drejtorisë se Antiterrorit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit pas një hetimi dy vjeçar me metoda speciale të hetimit, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: - E. U., 29 vjeç, lindur në Gjorm/Krujë dhe banues në Tiranë (i proceduar më parë për veprat penale të “Dhunës në familje” dhe “Pengim të ekzekutimit të vendimit të Gjykatës”).

Ky shtetas në adresën e tij në Facebook ka publikuar dhe shpërndarë video e pamje filmike që nxisin dhe propagandojnë veprat penale me qëllime terroriste.

Gjatë kontrollit të banesës se tij, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi fishekësh luftarak.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për veprat penale të “Stërvitja për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste”, “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” , të parashikuara nga nenet 232, 232/a dhe 278/2 të Kodit Penal.