TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pedagogia dhe ish deputetja e Partisë Socialiste, Mimoza Hafizi, ka kritikuar vendimin për pezullimin e rektorit të Universitetit të Tiranës, pa asnjë transparencë. Hafizi thotë se nuk është dhënë asnjë arsye për këtë veprim dhe nëse do të vijohet në këtë mënyrë, ajo do t'i konsiderojë këto akte "si pjesë të planit okult të rilindjes për të përçarë e goditur Universitetin e Tiranës".
Postimi i plotë i zonjës Hafizi:
Kryeministri kërcënon prej muajsh rektorin e Universitetit të Tiranës, kurse sot ministrja e arsimit e paska pezulluar. Jam njëra nga pedagoget e këtij universiteti. Kam një histori të gjatë betejash për të mbrojtur vlerat e tij, si brenda mjedisit akademik e shkencor, ashtu edhe në politikë e në parlament.
Po kërkoj në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit për të gjetur një dokument të plotë e të qartë me arsyet dhe argumentet e këtij vendimi.
Për çfarë shkeljesh bëhet fjalë? Nuk po i gjej askund.
Pedagogët e Universitetit të Tiranës meritojnë ta kenë këtë transparencë. Qeveria është e detyruar ta bëjë. Përndryshe, unë do të jem e para që këto akte do t’i konsideroj si pjesë të planit okult të rilindjes për të përçarë e goditur Universitetin e Tiranës. Plan i përpiluar nëpër rrjeshtat ogurzeza të kapitullit XII të Ligjit aktual për Arsimin e Lartë.
/TPZ.al/