AKTUALITET, 26 Mars 2020, 10:31

“Nuk i tërheq ministrat e LDK-së nga qeveria”, Mustafa: I mbetet Kurtit të vendosë nëse do të punojë me ta

“Nuk i tërheq ministrat e LDK-së nga qeveria”, Mustafa: I


Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se nuk do t’i tërheqë ministrat e zëvendministrat e partisë së tij nga detyrat e tyre në Qeverinë në dorëheqje.

Ai tha se megjithëse koalicioni ka rënë mbrëmë, i mbetet kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit që të vendosë nëse do të punojë me ata në kohën e pandemisë.

“Në kohën kur po ballafaqohemi me Pandeminë e COVID-19, si Kryetar i LDK-së, nuk do t’i tërheq njëanshëm ministrat dhe zëvendësministrat e LDK-së nga detyrat e tyre në Qeverinë në dorëheqje.

Pasi që koalicioni VV-LDK ka rënë mbrëmë me mocion votëbesimi me votat e mbi 2/3 e deputetëve, mbetet në vullnetin e Kryeministrit në detyrë, z.Kurti, se a do të vazhdoj të punoj me ta gjatë kësaj gjendjeje emergjente, derisa të zgjidhet qeveria tjetër, apo do të bëj veprime tjera, ashtu siç e liroi z. Avdullah Hoti nga pozita e zëvendëskryeministrit të parë mbrëmë para mesnate!”, shkruan Mustafa.