AKTUALITET, 24 Mars 2019, 18:35

Druri i bushit shërben për të ulur tensionin dhe temperaturën

Druri i bushit shërben për të ulur tensionin dhe

Bushi është një dru i egër i përhapur edhe në vendin tonë, sidomos në lugina dhe anës lumenjve, me lartësi 7 metra. Gjethevogël, njëkohësisht gjethetrashë, lulëzon në fillim dhe në mes të pranverës.

Megjithëse prodhon fruta, për kurim i përdoret lëvorja dhe gjethet. Këto të fundit është e nevojshme që të thahen në diell, ndërsa lëvorja në hije. Ul tensionin e lartë të gjakut dhe temperaturën, si edhe lufton reumatizmin, sëmundjet e lëkurës etj.

Mjekim popullor

Ulja e tensionit dhe temperaturës

Një sasi prej 50 gr të gjetheve të thara, ose të lëvores, i marrim dhe i ziejmë në një enë me gjysmë litri ujë. Më pas, në këtë tretësirë të përftuar, fusim 1 lugë mjaltë dhe më pas e pimë. Duhet pasur kujdes në konsumimin e tepërt pasi bushi përmban edhe elemente helmues që mund të bëjnë të kundërtën e kurimit.