AKTUALITET, 24 Mars 2019, 18:29

FRPD: Policë civilë morën me forcë të rinjtë në polici

FRPD: Policë civilë morën me forcë të rinjtë

Forumi Rinor Demokrat distancohet nga aktet e dhumës ushtruar ndaj deputetëve rishtarë dhe forcave të policisë. Kryetari i këtij forumi, Belind Këlliçi, thekson se, beteja e të rinjve demokratë ka target vetëm Kryeministrin Rama.

Sipas Këllicit, protestuesit e Forumit Rinor të PD janë ndaluar nga policia në kundërshtim me ligjin me qëllim frikësimin e qytetarëve për të mos protestuar.

Kryetari i forumit rinor të PD paralajmëron rritjte progresive të prezencës së të rinjve në protestën antiqeveritare.