TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje e paprecedentë mësohet të ketë ndodhur ditën e djeshme në mitingun e zhvilluar pas konfirmimit të Erion Veliajt si kandidat për një mandat të dytë në krye të Bashkisë së Tiranës.
Gjatë këtij mitingu, simpatizantë të Partisë Socialiste dhe kryebashkiakut Veliaj, kanë dhunuar Dilaver Nelën, i cili njihet si personi i cili shkon nëpër protesta apo manifestimi të politikës, dhe mban qëndrim kundër tyre. (Lexo këtu)
Lajmi është bërë i ditur nga faqja “Brryli Broadway”, ku thuhet:
“Dilaveri që proteston kundër politikës shqiptare ha drru nga të dyja palët si nga PD si nga PS. Kjo është filmuar dje në show e “familja që duam” të PS. Mirë mo lali fasada? Mirë mo Rama’zon a e shef ndryshimin?? Prandaj themi diktatur dhe nuk mundim të dalim dot për veten tonë. Ky vend është një kancer, kancer i kapur nga të gjitha anët.
ps. Dilaver Nelaj është një fans i Brrylit ku ne kemi komunikuar më parë. Po e postojmë për të gjithë ato larvat e PD që thonin ky është i futur nga lali te protesta e opozitës dhe gjithë ata të tjerët që thoshin bravo ky qenka me mend por te partia e tyre i futën drrurin”.
Dilaver Nelaj, është paraqitur edhe në protestën e opozitës para Kryeministrisë, dhe mbante në kokë parullën: “S’ka Shqipëri, ka 3 tepsi, PS, PD, LSI”.
