AKTUALITET, 21 Gusht 2021, 15:57

Drogë dhe mijëra euro, karabinierët i vënë prangat banakieres shqiptare

Drogë dhe mijëra euro, karabinierët i vënë prangat

Karabinierët italianë kanë bastisur shtëpinë e një banakiereje shqiptare.

Në apartamentin e saj, në zonën e Ponteghiaras, janë gjetur 50 gramë kokainë, peshore elektronike dhe 22.500 euro të dyshuara se janë përftuar nga aktiviteti i paligjshëm.

Në prangat e karabinierëve ka rënë një 46-vjeçare shqiptare.

Ajo tashmë është arrestuar dhe pritet të dalë para autoriteteve të drejtësisë për të mësuar dënimin, shkruajnë mediat italiane.