SPORT, 6 Maj 2020, 15:19

"Dritë jeshile"/ Merkel vendos datën për rinisjen e futbollit në Gjermani!

"Dritë jeshile"/ Merkel vendos datën për rinisjen e

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, më në fund ka vendosur për fatet e kampionatit gjerman. Merkel pritej të vendoste javën e shkuar, por konferenca e saj u shty për sot. Edhe gjatë ditës së sotme, konferenca e kancelares u shty dy herë, pasi planifikohej të jepte vendimin për futbollin në orën 13:00.

Edhe pse dy orë me vonesë, më në fund ka një vendim: Merkel ka dhënë dritën jeshile për futbollin gjerman dhe Bundesliga do të rifillojë ditën e premte, me datë 22 maj. Stërvitjet e skuadrave kanë filluar në kushte të rrepta higjiene dhe lojtarët po bëjnë teste të vazhdueshme.

Tek ekipi i Koln, rezultuan tre pjesëtarë të klubit pozitivë me Koronavirus, ndërsa në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, rezultoi pozitiv dhe një futbollist i M’Gladbach. Pavarësisht këtyre, Merkel ka vendosur që futbolli të rifillojë.