TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjendja shëndetësore e trajnerit të Holandës, Ronald Kuman, është stabilizuar.
Mediat e huaja raportojnë se ish-futbollisti i PSV-së dhe Barcelonës po rimerr gradualisht veten pas dhimbjeve të forta që pati në kraharor ditën e sotme kur po lëvizte me biçikletë.
Kompania që menaxhon ish-mbrojtësin e famshëm holandez shton se Kuman pritet të dalë nga spitali ditën e nesërme.
“Ronald ka nevojë për disa ditë pushimi. U shokuam dhe i urojmë shërim të shpejtë”, deklaroi zëdhënësi i kombëtares së Holandës Bas Tisheler.
Kuman drejton Holandën që prej vitit 2018, ndërsa më parë ka stërvitur Ajaksin, Evertonin, Portsmuthin etj.
Ai ka shkëlqyer si futbollist në vitet ’80-’90 duke fituar 1 kampionat europian me Holandën, 2 Liga të Kampioneve me Barcelonën si dhe shumë kampionate. Megjithëse një mbrojtës, Ronald Kuman është ndër golashënuesit më të mirë në historinë e futbollit në rolin e mbrojtësit.