TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas vendimit të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj për të dhënë dorëheqjen e parevokueshme pas thirrjes që i është bërë nga Gjykata Speciale, reagon edhe ish-deputeti i PD, Flamur Noka.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Noka shprehet se, me aktin e ndërmarrë, Haradinaj tregoi se është burrë shteti.
Ndërkohë që nuk kursen akuzat as ndaj kryeministrit Edi Rama.
“Burrat e shtetit nga burrecat e karriges së pushtetit i diferencojnë aktet. Ramush Haradinaj tregoi veten që është burrë shteti. Për vendin e për shtetin sakrifikoi pushtetin. Edi Rama për pushtetin po shkatërron e varros vendin dhe shtetin”, shkruan Flamur Noka.