LIFESTYLE, 28 Gusht 2018, 10:09

Domatet jeshile të Shqipërisë, vlerat e jashtëzakonshme për shëndetin

Domatet jeshile të Shqipërisë, vlerat e jashtëzakonshme

Domatja është një nga produktet që prodhohet masivisht në Shqipërisht, pa të cilën shumë prej gatimeve tona nuk do të kishin kuptim.

Ëmbëlsia e saj e ndërthurur këndshëm me athtësinë e lehtë ofron një ndjenjë freskie të pazëvendësueshme.

Shija nuk është i vetmi aspekt për të cilin njerëzit ‘lënë kokën’ pas domates.

Ajo ka një profil shumë të pasur ushqimor dhe shëndetësor.

Domatet ofrojnë shumë vlera shëndetësore.

Domatet jeshile përmbajnë shumë vitaminë C dhe më shumë ujë.

Ato janë gjithashtu të pasura me kalçium, hekur, magnez, fosfor, kalium, sodium dhe zink.

Përfitimet Shëndetësore Të Domateve Jeshile

Kundër Variçeve

Substancat e domateve jeshile janë të ngjashme me acidin acetilsalicilik që hollon gjakun.

Njerëzit që vuajnë nga variçet mund të përdorin domatet jeshile si një terapi alternative ndaj holluesve të gjakut.

Fetat e domateve jeshile mund të vendosen mbi variçe dhe të mbahen për 20 minuta.

Kjo procedurë duhet të përsëritet disa herë për rezultate maksimale.

Me përdorimin e domateve jeshile, variçet do të zhduken gradualisht.

Kundër Radikaleve Të Lira

Domatet jeshile përmbajnë flavonoidë dhe vitaminë A që luftojnë radikalet e lira.

Këto të fundit prodhohen gjatë ekspozimit të gjatë ndaj rrezeve ultra vjollcë dhe pajisjeve elektronike.

Konsumi i mjaftueshëm i domateve jeshile ndihmon në minimizimin e nivelit të radikaleve të lira në organizëm.

Kolesteroli

Domatet jeshile përmbajnë majftueshëm proteinë, vitaminë B3 dhe yndyrna të mira që luajnë një rol thelbësor në uljen e kolesterolit.

Shërim Nga Inflamacioni

Domatet jeshile përmbajnë bioflavonoide që luftojnë bakteret dhe inflamacionin në organizëm.

Në këtë mënyrë ato përshpejtojnë shërimin nga inflamacioni dhe zbusin dhimbjet që e shoqërojnë atë.

Parandalimi i Plakjes së Parakohshme

Në 100 gramë domate jeshile gjenden 23.4 mg vitaminë C.

Kjo e fundit rigjeneron qelizat e lëkurës dhe parandalon shfaqjen e rrudhave të para në lëkurë.

Për më tepër, vitamina A dhe kaliumi ruajnë freskinë e lëkurës dhe e bëjnë atë më të tendosur.

Domatet Jeshile Për Peshën

Domatet jeshile përmbajnë karbohidrate, fibër, proteinë dhe sheqerna që i japing organizmit ushqyesit dhe energjinë e nevojshme.

Në të njëjtën kohë, domatet ulin sasinë e yndyrnave të këqija në organizëm që nxisin akumulimin e dhjamit.

Masa Muskulare

Domatja jeshile përmban tomatidinë, një përbërës që nxit formimin e qelizave muskulare dhe mbron masën muskulare.

Shëndeti i Syve

Domatet jeshile i bëjnë mirë shëndeti të syve.

Ato përmbajnë vitaminë A, e cila është vitamina kryesore për mbrojtjen e cilësisë së shikimit.

Nëse nuk jeni dashamirës të karrotave – një ushqim tjetër i mirë për sytë- atëherë mund të zgjidhni domatet jeshile si një alternativë e shëndetshme./AgroWeb.org