TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Jo gjithçka ka shkuar mirë për Juventusin në ndeshjen ndaj Romës.
Përtej shqetësimit për dëmtimin e Demiral, ka shpërthyer çështja e Dibala, i cili ishte shumë i pakënaqur në momentin e zëvendësimit dhe e tregoi qartësisht këtë duke shprehur diçka nëpër dhëmbë kundër trajnerit.
Tekniku është pyetur rreth këtij episodi dhe ai ka deklaruar hapur se nuk më e shqetësonte një sjellje si kjo.
“Sinqerisht as nuk më intereson fare!
Ndeshja po më thoshte gjëra të tjera dhe kam bërë gjëra të tjera. Paulo po paraqitet mirë, nëse inatoset dhe pastaj përgjigjet në fushë, për mua është gjithçka mirë.
Janë gjëra që hyjnë në normalitet, nuk kam parë asnjë të dalë i kënaqur, përveç rastit kur është minuta e 90 e ka shënuar tre gola”, tha Sarri.
Megjithatë, në Torino nuk e shohin me sy të mirë këtë situatë pasi brenda një kohe të shkurtër Sarri ka bërë të pakënaqur Ronaldo e Dibala, që mund të sjellë probleme në momentet vendimtare të sezonit.