TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputetja e opozitës së re e cila pranoi mandatin vitin e kaluar nga listat e LSI ka humbur nënën e saj.
Në një postim në Instagram, Hoti i ka dedikuar një shkrim bashkë me një foto nënës së saj të ndjerë.
Ajo thotë se ishte me fat që u rrit nga një nënë si ajo dhe se do i mungojë gjithë jetën.
POSTIMI I ELDA HOTIT
Pse m’do fort, se je nana ime.
Pse t’du fort, se jam vajza jote.
Këtë ma mësove që të vogël dhe e thonim bashkë gjithmonë.
Do të kujtoj gjithmonë, si bekimin me të madh në jetën time. Dashuria që më dhurove, duart e tua që më rritën dhe përkedhelën, më bënë kjo që jam sot.
Paskëm qënë me fat, që u rrita nga një nënë fisnike si ti. Paskëm qënë me fat, që isha e preferuara jote dhe e babës. Paskëm qënë me fat që Zoti më dhuroj një nënë si ti, që ma mbushi shpirtin plot dashuri dhe mirësi. Prehu në paqe e bukura ime, e mira ime, e shtrenjta ime.
Do më mungosh gjithë jetën nana ime!
