AKTUALITET, 18 Maj 2021, 17:20

Mbi dymijë raste të reja me Covid në Greqi, humbin jetën 63 persona

Mbi dymijë raste të reja me Covid në Greqi, humbin jetën 63

Gjatë orëve të fundit në Greqi janë zhvilluar 70,517 teste nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me Covid 2 812 raste të reja ndërkohë që kanë humbur jetën 63 persona.

Ndërkohë vijojnë në intubim 639 pacientë mosha mesatare e tyre është mbi 67 vjeç. Ndër të tjera mësohet se nga fillimi i pandemisë e deri më tani 2298 pacientë të intubuar kanë fituar betejën me Covid.

Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid ka shkuar në 381,297 persona, mes të cilëve kanë humbur jetën 11, 534 persona.