TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Janë zbardhur të tjera detaje nga ngjarja e ndodhur në Pogradec, ku një grua u gjet e pajetë në banesë në orët e mbrëmjes.
Bashkë me gruan e pajetë, në banesë u gjet edhe një djalë i moshës 10 vjeç.
Dyshohet se fëmija ka qëndruar 24 orë pa ushqim, çka çon në dyshimet se gruaja mund të ketë vdekur më herët se të gjendej trupi në banesë.
Pas trajtimit në pediatri, fëmija mësohet se ka rimarrë vete.
Ndërkohë nga institucionet do të njoftohet Shërbimi Social Korçë për të gjetur zgjidhjen se si do të vijohet me strehimin e fëmijës.
Fëmijës do t’i bëhet edhe test Covidi, pasi është gjetur nga policia i nxirë nga mungesa e ushqimit.
Gruas së pajetë do t’i bëhet ekspertiza në Tiranë, jo në Pogradec pasi është me nënshtetësi maqedonase.