AKTUALITET, 17 Maj 2021, 13:43

Kapja rekord e 400 kg kokainë/ Gjithçka nisi me një sinjalizim nga DEA amerikane

Kapja rekord e 400 kg kokainë/ Gjithçka nisi me një sinjalizim

Zbardhen detaje të reja nga sekuestrimi i sasisë rekord prej 400 kg kokainë në Kosovë.

Kokaina u gjet në një kamion të kuq me targa “01 263 OD”.

Kamioni ishte i regjistruar në Prishtinë, ndërsa është mbajtur nën vëzhgim i gjithë itinerari i tij për 10 ditë.

Pakove dhe kontenierëve në kamion u është vendosur një çip për ta gjurmuar.

Operacioni është kryer në bashkëpunim mes policisë shqiptare, kosovare dhe italiane, të cilat janë sinjalizuar nga DEA Amerikane.

Kamioni me ngarkesën rekord të kokainës kaloi nga Porti i Durrësit, ndërsa lënda narkotike kap një vlerë marramendëse nëse del në treg.