TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga krimi makabër i ndodhur të enjten në fshatin Mborje të Korçës, ku u masakrua me thikë Flamur Duçi.
Deri tani dyshohet që autor i krimit të jetë kushëriri i tij 18-vjeçar, Devis Hoti, i cili ditën e sotme u la nën masën e sigurisë “Arrest me burg” nga Gjykata e Korçës.
Burime për “Faxweb.al” bënë me dije se Duçi është goditur tetë herë me thikë në zemër dhe në fytyrë, ndërsa kishte edhe djegie të shumta në trup. Po ashtu, është zbuluar një detaj që nxjerr zbuluar Devis Hotin, i cili para trupës gjykuese sot deklaroi se është i pafajshëm dhe se nuk ka asnjë lidhje me krimin.
Ai është lejuar të flasë në paraburgim me xhaxhanë e tij dhe përgjimi ambiental e ka nxjerrë zbuluar.
Burimet thonë se 18-vjeçari ka dhënë deklarata kontradiktore në gjyq.
Sipas burimeve, Hoti ka gërvishtje të shumta në fytyrë, duar dhe këmbë, çka shtojnë dyshimet se është ai autori i vrasjes dhe se gjatë ngjarjes mund të ketë patur edhe përleshje me viktimën.