AKTUALITET, 17 Janar 2020, 09:08

DETAJE/ E përplasi për vdekje makina, identifikohet shqiptari. Çfarë tha shoferi kur e ndaloi policia


Identifikohet shqiptari që u përplas për vdekje nga një makinë në Rimini, teksa ishte duke ecur buzë rrugës.

Mediat italiane shkruajnë se viktima është identifikuar si shtetasi Halim Sulejmeni, një 63-vjeçar shqiptar, banor pranë zonës së aksidentit. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën Emilia, afër Pesaresi.

Nga një hetim i parë i bërë nga policia, shoferi i Mercedesit, nga Rimini, nuk e vuri re personin që po shëtiste në anë të rrugës dhe e goditi për vdekje.

Një goditje e dhunshme që hodhi fillimisht shqiptarin lart dhe më pas e përplasi në asfalt, duke e bërë atë të bëjë një zhvendosje prej disa metrash.

Shoferi dëgjoi atë zhurmë të tmerrshme, dhe menjëherë kuptoi se ai kishte goditur ‘diçka’. Ai shpresonte të kishte përplasur një kafshë, por për fat të keq jo.

Kur mbërriti urgjenca u konstatua se shqiptari kishte ndërruar jetë dhe çdo ndihmë ishte e kotë. Ndërkohë që shoferi vazhdonte të thoshte: “Unë nuk e pashë, nuk e kam parë”.