TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pasi ditën e sotme u njoftua zyrtarisht tërheqja e Bashkisë Tiranë nga projekti i parë që do ndërtonte godinën e re të Teatrit në bashkëpunim me kompaninë Fusha. Në një status në Twitter, Basha shkruan se kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj nuk mund t’u hedhin dot hi syve shqiptarëve me njoftime gjysmake. Basha shton se PD-ja nuk tërhiqet nga qëndrimi i saj dhe se Teatri do të ruhet.
“Rama dhe Veliaj nuk mund ti hedhin hi syve shqiptareve dhe te mbulojne korrupsionin dhe prishjen e Teatrit me njoftime gjysmake qe fshehin te verteten. Pa nje vendim te qarte qe kullat nuk do te ndertohen dhe Teatri do te ruhet PD nuk terhiqet nga qendrimi dhe vendosmeria e saj,”– shkruan Basha.