AKTUALITET, 12 Janar 2020, 22:30

Mjegulla “mbulon” autostradën Tiranë-Durrës, qarkullimi mjaft i vështirë deri në Fushë Krujë

Mjegulla “mbulon” autostradën Tiranë-Durrës,

Ulja e temperaturave ka bërë që të ketë vështirësi në qarkullimin e automjeteve edhe në kryeqytet e rrethina.

Bëhet me dije se një mjegull e dendur ka mbuluar zonën nga Tirana në Fushë Krujë. Mjegulla ka penguar kalimin normal të mjeteve në Tiranë, Durrës, Fushë Krujë e akset e tjera.

Një pjesë e segmentit Qafë-Kashar–Rinas është pa ndriçim dhe qarkullimi për rrjedhojë është mjaft i vështirë.

Gjithashtu, në aksin Tiranë – Fushë Krujë qarkullimi është bërë i vështirë, për shkak të vizibilitetit të ulët. Kjo sepse në këtë aks nuk ka as sinjalistikë dhe as ndriçim. Mjegull ka edhe në akset Fushë – Krujë – Milot.