AKTUALITET, 23 Shtator 2021, 11:13

Demokratët kundër mbledhjes online të Komisioneve, Rushaj: Të hidhet poshtë vendimi

Demokratët kundër mbledhjes online të Komisioneve, Rushaj:

Partia Demokratike ka refuzuar kërkesën e Partisë Socialiste lidhur me organizmin online të Komisioneve Parlamentare.

PD pretendon se mbledhje online do të dëmtonin transparencën për publikun. Sipas demokratëve Kuvendi ka mjaftueshëm hapësirë për të organizuar mbledhjen e komisioneve normalisht sipas rregullave të vendosura për parandalimin e Covid.

Lidhur me këtë çështje në seancën e sotme të Kuvendit ka reaguar dhe Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj duke thënë se sot vendi nuk gjendet në gjendje të jashtëzakonshme që mbledhjet të kryhen online.

”Gjatë këtyre gjendjeve të masave të jashtëzakonshme (pandemia, ose tërmeti). Kushtetuta dhe ligjet përcaktojnë kufizimet.

Ne sot nuk jemi në asnjë nga këto gjendje për të kufizuar punën e komisione parlamentare. Për ta çuar parlamentarizmin drejt asgjësimit. Kërkoj që ai vendim i paligjshëm që u mor në konferencën e kryetarëve të hidhet poshtë dhe të vazhdohet në përputhje me rregulloren dhe kushtetutën” tha Rushaj.