AKTUALITET, 23 Shtator 2021, 09:04

‘Derivon nga një dëshmi e ish-ministrit të ndjerë Dritan Prifti’/ Ka dorëzuar prova në SPAK, Artan Hoxha: Kam firmosur atje. Klodiana Lala e zbulon: Mund të kapen nivele të larta…

‘Derivon nga një dëshmi e ish-ministrit të ndjerë


Një dosje e bujshme është rihapur nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Lajmin e ka bërë me dije gazetari Artan Hoxhai në emisionin "Opinion" cili  shprehet se ka dëshmuar për një dosje të bujshme, por nuk ka bërë me dije asnjë detaj tjetër duke u shprehur se ka firmosur për të ruajtur sekretin hetimor.

Por, ka qenë gazetarja Klodiana Lala ajo që ka bërë me dije detaje duke përmendur se ka lidhje me ish-ministrin e ndjerë, Dritan Prifti.

PJESË NGA BISEDA:

Artan Hoxha: SPAK ka nja 23 dosje të rëndësishme. Puna është që të godasësh lart. Kam qënë në korrik në SPAK për një hetim, që jam thirrur për të ndihmuar hetimin.

Është një çështje ka të bëjë me korrupsion shtetëror ku janë të përfshira të tëra palët. Unë kam firmosur atje. Kisha një provë dhe e dhashë. Hetim ka në nivele shumë të shumë të larta.

Klodiana Lala: Është një dosje që derivon nga një dëshmi e ish-ministrit të ndjerë Dritan Prifti. Është riaktivizuar ajo dosje. Ka dhënë disa dëshmi ai. Artan Hoxha ka ardhur tre herë.

E kam filmuar krej rastësisht. Ka ndodhur për një dosje vrasjesh në Durrës. Kur doli Tani. Nëse do i shkohet hetimi deri në fund, di që janë dorëzuar disa intervista që nuk janë publikuar kurrë.

Nuk e di përmbajtjen e intervistave. Por, nga burime brenda SPAK po punohet dhe mund të shkohet në nivele të larta.