AKTUALITET, 14 Shtator 2021, 21:30

Del video e arratisjes nga burgu të bosit meksikan të drogës

Del video e arratisjes nga burgu të bosit meksikan të drogës

Një prej bosëve famëkeqë të karteleve të drogës në Meksikë është arratisur. José Alfredo Hernández Campos, i quajtur me nofkën “El Calamardo” arriti të ikte nga zyra e prokurorit më 13 korrik në qytetin Reynosa.

Mediat vendase kanë publikuar pamjet se si ai u ndihmua të arratisej nga një grup njerëzish të veshur me uniforma të Marinës Meksikane. Ata ishin të armatosur rëndë dhe kanë hasur në pak rezistencë.

Katër prej ushtarëve që shihen në video janë realisht pjesëtarë të Marinës Meksikane, të cilët mendohet se kanë ndihmuar me uniforma dhe pajisje të gjithë pjesëtarët e tjerë të grupit.