TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako ka zhvilluar takime me qytetarët në kuadër të turit “Bashkia që Duam”.
Edhe pse ende i pakonfirmuar për zgjedhjet lokale të 2019, Dako nuk ‘harroi’ që të falenderonte kryeministrin Edi Rama për vizionin e tij për qytetin e Durrësit.
“Na kanë penguar, na kanë hedhur baltë, si p.sh. tek sheshi Veliera. Qytetarët në Durrës janë bërë arkitekte, elektriçista dhe diskutojnë. Mua më pëlqen debatet por nuk jam dakord për ata që na pengojnë me koshiencë sepse po i bëjnë gabimin më të madh këtij qyteti. Po e nxjerrin nga harta turistike. Është faji i tyre që nuk kanë lidership dhe vizion. Gjatë këyrë viteve kemi punuar me devotshmëri. Motoja jonë ka qënë: shërbim i merituar për çdo banor të këtij qyteti. Falenderoj Edi Ramën sepse jemi konsultuar për vizionin dhe transformimin e këtij qyteti. Pas këtij qyteti është Edi Rama. Siç thotë edhe miku im Rama zgjoi koshiencën e shqiptarëve për estetikën. ‘Durrësi citta ben ordinato’- më tha një miku im, pinjoll i familjes Durazo nga Italia.”
Megjithatë kryebashkiaku i Durrësit nuk u rikonfirmua nga Rama duke e lënë mister faktin nëse ai do të kandidojë për një mandat të katërt për drejtimin e qytetit. Edhe pse nuk e konfirmoi, Rama i doli në mbrotje Dakos ndaj akuzave të opozitës se ai ka blerë vota me ndihmën e “të fortëve” të qytetit.