LIFESTYLE, 25 Tetor 2018, 10:41

Cristiano Ronaldo bëhet ''mollë sherri''! Raffaella Fico-n ‘’e gjen belaja’’ me...

E mbrojti Cristiano Ronaldon kur të gjithë ishin duke "hedhur baltë" mbi të përsa i përket akuzave për ngacmim seksual dhe mesa duket ky veprim i ka hapur probleme, modeles seksi Raffaella Fico.

Dashuria duket se ka mbaruar mes bukuroshes italiane dhe partnerit të saj Alessandro Moggi. Sipas zërave duket se djali i Allesandros, Luciano, mund të mos i kenë pëlqyer fjalët e Fico-s për “CR7”-tën.

Vetëm para pak kohësh, në verë, Fico dhe Moggi ishin fotografuar duke shkëmbyer puthje dhe përqafime në Mykonos e Capri.

Bukuroshja e botës rozë fliste dhe për martesë dhe mesa duket tashmë gjithçkaje i ka ardhur fundi.

Ah more Ronaldo! Kudo ku është emri jot situata del jashtë kontrollit.

r5y.jpg