LIFESTYLE, 25 Tetor 2018, 08:59

Policia e ngatërron me hajdutin, aktori: Ju betohem që s’kam bërë gjë

Policia britanike ka nisur kërkimet për një hajdut që vodhi arkat me birra, ndërsa policia ka dyshuar te aktori i njohur David Schwimmer.

Personi që grabiti birrat ka ngjashmëri të madhe me aktorin i cili njihet për rolin e tij si Ross tek seriali “Friends”.

Ai iu përgjigj videos së policisë me një postim në Tëitter e Instagram ku i uronte oficerëve fat me hetimin.

“Ju betohem që s’kam bërë gjë. Kam qenë në Nju Jork. I uroj policisë të ketë fat me kapjen e autorit”,shkruan Schwimmer.

“Friends” është një nga komeditë më të famshme që ka realizuar 10 sezone. TPZ.AL