TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kompania Mega Millions konfirmoi se pati një fitues për çmimin e madh të 1.6 miliardë dollarësh.
Numrat fitues ishin: 28, 70, 5, 62, 65, me një bonus me numrin 5. Shanset për të zgjedhur ato numra thuhet të jenë një në më shumë se 300 milionë. Njerëzit ishin rreshtuar në stacionet e shërbimit dhe dyqane në mbarë vendin për një shans për të fituar çmimin e madh.
Biletat për Mega Millions janë shitur në 44 shtete amerikane, në Distriktin e Kolumbias dhe në Ishujt e Virgjër të SHBA dhe nuk kishte pasur një fitues të çmimit të lartë që nga korriku.
"Momenti që ne kemi qenë duke pritur më në fund erdhi, dhe ne nuk mund të jemi më të gëzuar se kaq", tha Gordon Medenica, drejtor i grupit Mega Millions. "Ky është me të vërtetë një moment historik dhe mezi po presim të takojmë fituesin e cmimit të madh."
Fituesi mund të vendosë për të marrë një pagesë në para prej 913 milion dollarësh pas taksave, ose të zgjedhë që të paguhet me këste vjetore për një periudhë 29 vjecare.