AKTUALITET, 20 Korrik 2021, 19:10

Covid-19 “hyn” në Shtëpinë e Bardhë, infektohet zyrtari i vaksinuar

Covid-19 “hyn” në Shtëpinë e Bardhë, infektohet

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë i cili ishte vaksinuar plotësisht kundër Covid-19 u diagnostikua me virus.

Mësohet se, ai ka simptoma të lehta, por nuk u gjet që të ketë pasur kontakte të ngushta me drejtuesit ose stafin e Shtëpisë së Bardhë, tha një zyrtar presidencial amerikan sot.

Zyrtari i cili u sulmua nga Covid-19 mbetet jashtë ambienteve të Shtëpisë së Bardhë në pritje të provave të mëtejshme për të konfirmuar rezultatet.