AKTUALITET, 3 Prill 2020, 12:22

Covid-19 /Bilanc tragjik viktimash në SHBA, 1,169 të vdekur në 24 orët e fundit


Situata në SHBA sa vjen dhe bëhet më dramatike, si pasojë e koronavirusit Covid-19.

Vetëm në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 1,169 persona. Kjo është shifra më e lartë e fataliteteve brenda 24 orëve, e regjistruar në mbarë botën.

Në SHBA kanë ndërruar jetë në total, 6,058 persona dhe janë infektuar 245,573 të tjerë.

Shteti më i goditur në SHBA nga koronavirusi, është New York-u, me rreth 1900 fatalitete. Situata paraqitet mjaft dramatike në këtë shtet.

Koronavirusi ka shkaktuar kaos edhe në ekonomi dhe vetëm në dy javët e fundit, 10 milionë persona humbën vendin e punës në SHBA.