AKTUALITET, 12 Korrik 2020, 11:28

Situatë e rënduar në Infektiv. Ministria e Shëndetësisë jep numrin e atyre që janë në gjendje të rëndë


Teksa numri i të prekurve me koronavirus vazhdon të jetë i lartë në vendin tonë, kjo ka rënduar situatën në Spitalin Infektiv.

Ministria e Shëndetësisë tha se vihen re edhe pacientë të moshave të reja,.

Situata në spitalin infektiv vijon të paraqitet e rënduar. Në 24 orët e fundit ka shtim të pacientëve edhe të moshave të reja. Aktualisht janë të shtruar 72 pacientë në spital, 8 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë”, tha doktoresha Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik.