TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, ka kërkuar nisjen hetimeve ndaj kryetarit të Bashkisë së Maliqit. Braimllari shprehet se në Maliq ka abuzime me tenderat e kryer për kanalizimet dhe shërbimet ndaj banorëve.
“Vloçishti i Maliqit pa kanalizime si pasoj e tenderave klientelist te Gezim Topçiut. Banoret e Vloçishtit ne Bashkine Maliq po perballen çdo dite me mungesen e investimeve ne kanalizime ku ujerat e zeza jane kthyer ne shqetesim serioz per jeten e perditshme te banoreve por edhe nje rrezik per perhapjen e pandemise.
Gezim Topçiu Kryetari i Bashkise Maliq e ka mendjen tek tenderat klienteliste, tek emerimet fiktive dhe tek presioni ndaj qytetareve me ndihmen ekonomike dhe jo tek shërbimi qytetar.
SPAK duhet te nis hetimet per Kryetarin e Bashkise Maliq. Drejtësia nëse nuk vendoset sot, do te vendoset me 25 prill nga qytetarët”,- shprehet Braimllari në një postim në Facebook.