AKTUALITET, 19 Tetor 2020, 20:30

Kryemadhi thirrje Ramës: Largoji duart nga gratë e Fierit, unë e di sa të djegin të vërtetat!

Kryemadhi thirrje Ramës: Largoji duart nga gratë e Fierit, unë e


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka reaguar në lidhje me një deklaratë të një grevistje në Ballsh e cila theksonte se nga vizitat që u janë bërë nga deputetet, Kryemadhi, ishte shprehur se e ka portofolin bosh.

Kryemadhi mbrëmjen e kësaj të hëne përmes një video të postuar në profilin e saj në Facebook shkruan se grevistja që e akuzonte për një gjë të tillë nuk ndodhej mes grave të tjera.

Ndër të tjera ajo sulmon kryeministrin Rama që të heqë dorë nga ndërhyrjet politike në protestën e grave në Ballsh, ku shkruan se zonja ishte mamaja e një punonjësi Bashkie rilindase që sot e kishe çuar me urdhër për ta përdorur në sulm politik ndaj meje.

“Edi, unë e di sa të djegin të vërtetat që unë artikuloj pa frikë ndaj teje dhe oligarkëve që je lidhur aq ngushtë. E kuptoj se marazi të ka errur sytë. Këto ishin gratë greviste që unë takova në Ballsh dhe jo mamaja e nderuar e një punonjësi Bashkie rilindase që sot e kishe çuar me urdhër për ta përdorur në sulm politik ndaj meje. Bëji nder familjes tënde dhe largoji duart nga gratë e Fierit, se ato nuk janë mish për top për inatet politike që po të shtohen tani teksa po të ngushtohet laku në shterim të ditëve të pushtetit. Kurajo për gratë greviste të cilat i mbështes në betejën për të drejtat e tyre dhe forca e grave të Shqipërisë, për t’u bërë bashkë më 25 Prill që të ndërtojmë Shqipërinë që nuk i shfrytëzon dhe nëpërkëmb por i jep vendin e duhur grave e vajzave të vendit!”, shkrua kryemadhi.