AKTUALITET, 19 Tetor 2020, 18:34

Ambasada e SHBA jep njoftimin e rëndësishëm: Kujdes kur aplikoni për lotarinë amerikane

Ambasada e SHBA jep njoftimin e rëndësishëm: Kujdes kur aplikoni

Ambasada amerikane ka rikujtuar rregullat për hapat që duhen ndjekur gjatë aplikimit për Lotarinë Amerikane. Në njoftim e shpërndarë pasditen e sotme, ambasada thekson se në momentin e aplikimit nuk duhen vendosur foto të përdorura, por të shkrepura në 6 muajt e fundit.

“Mos ripërdorni foto kur aplikoni për Lotarinë Amerikane. Fotot tuaja duhet të jenë bërë në 6 muajt e fundit”, thuhet në njoftim. (Lexo këtu të gjitha udhëzimet).

https://www.facebook.com/usembassytirana/posts/10157773955165838

Aplikimet për lotarinë amerikane kanë nisur prej datës 7 Tetor dhe do të vijojnë deri datë 10 nëntor të këtij viti.