LIFESTYLE, 15 Nëntor 2019, 10:24

“Kolegët nuk janë të drejtë,” Rovena Dilo zbulon të pathënat për Këngën Magjike: Nuk pres të vlerësohem

“Kolegët nuk janë të drejtë,” Rovena Dilo zbulon


Rovena Dilo është një nga këngëtaret më të përfolura të showbizzit shqiptar, e kjo jo vetëm për shkak të suksesit të saj në muzikë, por edhe në lidhje me jetën e saj private.

Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në natën e 5-të të ‘Këndo Këngën Time’ në Vizion Plus, ku këngëtarja ka folur edhe për prurjet e saj në skenë.

“Unë nuk futem më në Këngën Magjike për të më dhënë çmimin e parë kolegët. Në përgjithësi kolegët nuk janë gjithmonë të drejtë.

Ata kanë grupet e tyre, pëlqimet e tyre dhe ti nuk mund të pretendosh që ata të të japin gjithmonë pikët maksimale.

Mua më pëlqen të sjellë këngë të reja pse jo të kem bashkëpunime me artistë të rinj, dhe jo domosdoshmërish të sjellë balada për të prerë damarët”-është shprehur këngëtarja.