AKTUALITET, 18 Tetor 2020, 17:00

Maqedonia e Veriut/ Dhjetë viktima dhe 428 raste të reja nga COVID-19

Maqedonia e Veriut/ Dhjetë viktima dhe 428 raste të reja nga COVID-19

Maqedonia e Veriut është një nga vendet ballkanase që po shënon shifrat më të larta nga COVID-19 në rajon.

Plot dhjetë viktima u shënuan vetëm në 24 orët e fundit teksa të infektuarit qëndrojnë në 428 nga COVID-19.

Shkupi kishte 57 raste të reja kurse Kumanova 11.

Maqedonia e Veriut nuk e ka përjashtuar të kalojë në një karantinë të dytë teksa shifrat vijojnë të rriten.