TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Rreziku i katastrofës në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia të Ukrainës, i pushtuar nga trupat ruse, po rritet çdo ditë, sipas kryetarit të qytetit ku ndodhet objekti.
“Ajo që po ndodh atje është terrorizëm i drejtpërdrejtë bërthamor”, i tha Dmytro Orlov agjencisë së lajmeve AFP. “Ajo mund të përfundojë në mënyrë të paparashikueshme në çdo moment.”
Centrali, i cili është më e madhja në Evropë, u kap nga ushtarët rusë në ditët e para të pushtimit dhe që atëherë ka mbetur në vijën e frontit. Këtë javë objekti është vënë nën sulm në mënyrë të përsëritur, me Kievin dhe Moskën që fajësojnë njëra-tjetrën për përshkallëzimin e rrezikshëm.