TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një burrë ka humbur jetën herët në mëngjes në SHBA, pasi ka përplasur makinën e tij në një barrikadë pranë Kapitolit, ndërsa ka qëlluar në ajër.
Ndërsa policia iu afrua vendit të ngjarjes, burri qëlloi veten dhe askush tjetër nuk u lëndua, sipas autoriteteve.
“Në këtë kohë, nuk duket se burri ka shënjestruar ndonjë anëtar të Kongresit. Anëtarët e Kongresit janë në pushim dhe asnjë armë nuk duket të jetë përdorur nga oficerët”, tha Policia e Kapitolit.
Rasti i vdekjes së burrit është duke u hetuar nga Policia Metropolitane e Uashingtonit, ndërsa identiteti i tij nuk u bë i ditur, si dhe detaje rreth motiveve të tij.