BOTA, 14 Gusht 2022, 13:54

VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm brenda një qendre tregtare në Armeni! Një i vdekur e 20 të plagosur

VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm brenda një qendre tregtare në

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të diel në Armeni. Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar brenda një qendre tregtare në kryeqytetin armen, Yerevan.

Sipas raportimeve të para, një person ka vdekur ndërsa 20 të tjerë janë plagosur.

Shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur brenda një magazine fishekzjarrësh dhe lëndësh të tjera piroteknike.

Kjo ka shkatërruar magazinën dhe një pjesë të godinës. Kryebashkiaku i qytetit, në një prononcim për mediat u shpreh se nuk dihet ende se sa persona kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja.

Qendra tregtare ndodhet rreth 2 kilometra larg qendrës së qytetit.