BOTA, 8 Gusht 2025, 20:40

Zjarri detyron evakuimin e mijëra banorëve në veri të Los Angeles, 400 forca zjarrfikëse, avionë e helikopterë në luftë me flakët

Zjarri detyron evakuimin e mijëra banorëve në veri të Los

Një zjarr i madh në zonat në veri të Los Angeles ka detyruar mijëra njerëz të evakuohen, sipas Ap-së

“Canyon Fire”, që nisi dje pasdite, u përhap me një shpejtësi mbi 19.7 km² deri në orën 23:00 dhe po përparon drejt lindjes, duke hyrë në Los Anxhelos, sipas departamentit të zjarrfikësve të kontesë Ventura.

Të paktën 400 forca zjarrfikëse, si dhe avionë e helikopterë, janë angazhuar në përballjen me flakët. Zjarri është afër liqenit “Piru” dhe pranë zonës rekreative “Lake Castaic”, që u prek më parë nga zjarri “Hughes” në janar.

Kushtet atmosferike janë të favorshme për përhapjen e flakëve; mot me diell, i nxehtë dhe i thatë, temperatura rreth 38°C dhe lagështi minimale.

Dymijë e shtatëqind persona janë evakuuar, ndërsa 700 struktura janë nën urdhër evakuimi. Mbi 14 000 banorë dhe 5 000 struktura janë nën paralajmërim evakuimi.

Zyrtarët paralajmërojnë se rreziku nga zjarret do të mbetet i lartë në Kaliforni gjatë fundjavës, ndërsa një tjetër zjarr masiv në “Los Padres National Forest” është aktualisht më i madhi i këtij viti në shtet, duke djegur një sipërfaqe mbi 402 km²  dhe duke kërcënuar qindra shtëpi.